Venesa Doçi hedh hapin e madh: Këtë javë publikon projektin për tregun turk

By

Që prej daljes së saj të parë publike ajo mori vëmendjen duke vulosur faktin se me talentin e saj do të dalë përtej petkut lokal.

Fjala është për motrën e vogël të Aida Doçit e cila ka bërë një hap të madh në karrierë.

Venesa sapo ka nënshkruar kontratën pesë vjecare me një kompani shumë të fuqishme turke, DarknDark Music. Shumë shpejt do të vijë me projekte të reja.

Projekti i parë do të publikohet brenda kësaj jave dhe do të titullohet ‘Cok Kotuymussun’. Ky projekt dhe të tjerët në vazhdim do të publikohen në kanalin më të njohur turk Netd Muzzik.

Përgjatë këtij rrugëtimi, Venesa shpreson t’i bëjë krenarë shqiptarët duke mos harruar asnjëherë rrënjët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm