Cili grup botëror nuk pëlqeu performancën e Bebe Rexhës ?!

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, në ngjitjen e saj të sigurt drejt majave të suksesit, së fundmi ka performuar edhe në iHeart Radio Music Awards.

Performanca e saj e ‘Me, myself and I’ u cilësua ndër më atraktivet e mbrëmjes por fytyra e anëtarëve të U2, u shndërrua në një sensacion në rrjete sociale.

Në pak sekonda sa ishin në plan të parë në kuadrin e kamerës, anëtarët e grupit U2 duket se duetin mes Bebes e G-Eazy nuk e pëlqyen aspak.

Mes tjerash, në këtë eveniment, hyrjen e bëri Justin Bieber i cili nuk la pa u përfshirë pak edhe në ngjarjet e fundit politike duke kundërshtuar Donald Trump. /PRIVE.AL

3ba8ae9

https://www.youtube.com/watch?v=kbmZJa89Xw4

Artikuj të ngjashëm