Meshkujt e estradës po i ‘bashkon’ një gjë – fiksimi ndaj koleksionit të Mr. Rex

By

Dizajneri Rexhep Zylfiu i njohur me brendin Mr. Rex me idetë e tij kreative që shtrijnë veprimtarinë përtej fustaneve, tashmë ka menduar diçka të re.

Pas linjës së veshjeve për femra e fëmijë e bluzave. Zylfiu tashmë ka gati punën e re – koleksionin e palltove për meshkujt që si gjini eklipsohen pak në vëmendje tek industria jonë e modës por që po aktualizohen falë bashkëpunimit të dizajnerit me përplot artistë.

Me një spektër të gjerë ngjyrash në sinkron me trendet e sezonit, palltot e brendit Mr. Rex fillimisht janë veshur nga emra të njohur të skenës si Ermal Fejzullahu për t’u bërë pastaj të qasshme edhe për klientët në atelienë e dizajnerit.

Prive.al ka siguruar disa fotografi nga seti fotografik ku ekspozohen palltot të cilat ua sjellim më poshtë.

Artikuj të ngjashëm