Ka 1.4 milionë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën Luana Vjollcën njërën nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale në mesin e shqiptarëve.
Moderatorja e këngëtarja mund të ketë impakt tek vajzat, sepse shumë kush mund ta dëshironte edhe famën e saj e edhe pamjen.
Dhe Luana Vjollca kësaj here e ka shfrytëzuar fuqinë e saj në rrjete sociale, për të dhënë një mesazh të bukur për gocat.
“Për të gjitha zonjat e mia aty”, shkruan ajo, duke shkëputur një pjesëz nga një libër që po e lexon. “Jini gjithmonë gruaja që doni dhe jo gruaja që të tjerët presin nga ti. Zoti nuk bën gabime. Nëse e shihni nga ajo perspektivë, do ta kupton se jeni një krijesë perfekte dhe jeni pikërisht ajo që ai deshi të krijonte”, është thënia që Luana ka publikuar në Instagram. /Prive.al