Vëllai i madh i Alban Skënderajt debuton me projekt muzikor

By

Alban Skënderaj duket të mos jetë i vetmi talent në muzikë nga familja Skënderaj.

I talentuar në këndim duket të jetë edhe vëllai i madh i këngëtarit, Arbëri.

Në moshën 42 vjeçare ai ka kompozuar një këngë në gjuhën italiane për të përmbushur pasionin e tij.

Këngën e ka ndarë Albani shoqëruar me një përshkrim emocional për vëllain. /Prive.al

View this post on Instagram

Ky eshte Arber Skenderaj, vellai im. Jeton prej shume vitesh ne Itali dhe per pak mbush 42 vjec. Dhe ai si une qe ne femijeri qe e ka patur pasion muziken edhe pse prej vitesh ka nje tjeter profesion. E kemi nisur bashke dhe nuk ishte aspak me pak i talentuar se une. Rrethanat jo te lehta ben qe ai te mos vazhdonte dhe pse une me familjen me vite i’a kemi kerkuar. Me ne fund vendosi te realizonte dhe te publikonte nje kenge vetem per pasion. Edhe pse per here te pare dhe pa asnje eksperience ka bere gjithcka vete! Me forcat e tija! As edhe nje suport nga une! Tekstin, kendimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vete pa me treguar asnje gje. Se ai keshtu ka qene gjithmone, altruist dhe punetor ndaj gjithcka ka dashur ta arrije vete. Une jam shume krenar per te qe gjeti kurajon te provonte veten por mbi te gjitha qe arriti te nxirrte nje dedikim te dhimbshem nga shpirti force qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vella dhe uroj qe muzika te jete mikja jote per gjithe jeten. #Brilla #ArberSkenderaj

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Artikuj të ngjashëm