Kiara zbulon unazën me të cilën i propozoi Luizi

By

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP, dy javë para finales, Luizi i propozoi Kiarës.

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Skena ngjau ‘deja vu’ me skenën e para rreth dy muajve të dedikimit të projektit muzikor me rastin e Shën Valentinit.

Sidoqoftë, ajo që e veçoi ishte unaza që i dha një peshë më të mirëfilltë këtij propozimi i cili erdhi vetëm 15 minuta para eliminimit të dytë të Kiarës.

E një plan të afërt të unazës së propozimit të cilën Luizi e ka zgjedhur nga dhoma e rrëfimit, Kiara e ka ndarë me publikun sonte përmes një postimi në Instagram.

‘Zemra plot. Aq shumë u gëzova dje sa harrova çdo dhimbje, lot e zhgënjim. Falemnderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë rihyrjes time në shtëpinë e Big Brother. Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja. Sinqerisht, realisht e juaja. Dashuria triumfon’, është shprehur Tito mes tjerash në postimin e bërë në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, finalja e sezonit do jetë me datë 6 maj. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Artikuj të ngjashëm