Ai konsiderohet në qarqe të ndryshme si pasuesi i pashmangshëm i Edi Ramës.
Mirëpo, nëse Erion Veliaj po ndjek Kryeministrin Rama në rrugëtimin politik, detaj për të cilin na takon neve të lëshohemi në analiza, një gjë është e sigurtë – Lali Eri është në frekuenca të njejta me Kryeministrin të paktën sa i përket modës.
Kryebashkiaku i Tiranës është fotografuar në një prej udhëtimeve të tij me një çantë të brendit Y-3 nga dizejnatori japonez Yohji Yamamoto.
Yohji Yamamoto është dizejnatori i preferuar i Kryeministrit Rama, kreacionet e të cilit ai i zgjedh shpesh për t’i veshur. Madje, Yamamoto është një nga vetëm njëmbëdhjetë njerëzit që Rama ndjekë në Instagram.
Ndërkohë, çmimi i një çante të tillë tejkalon 800 dollarë, gjë që ka shkaktuar reagim dhe kritika në rrjet për shpenzimet marramendëse të Veliajt si politikan të cilat vështirë iA mbulon një pagë si ajo e Kryebashkiakut. /Prive.al