Vegjetarianizmi është praktika e abstenimit nga konsumi i mishit ndërkaq veganizmi është abstenimi nga mishi por edhe të gjitha produktet që derivohen nga kafshët.
Ndonëse në një vend si Kosova që dietë të përditshme ka mishin, produktet e kafshëve, bylmetin dhe produktet e bylmetit, trendi i dietës me bazë bimore ka prekur edhe vendin tonë – ku shumë njerëz preferojnë të anojnë nga kjo lloj diete.
Çka është “plant based diet”, apo dieta e bazuar në bime? Cilat janë përfitimet shëndetësore nëse eliminoni mishin nga pjata? Çfarë duhet te di një person përpara se të vendostë të ushqehet vetëm me bimë?
Pikërisht kjo temë u diskutua në studion e NIN me Alaudin Hamitin me të ftuar, aktorja Teuta Krasniqi, nutricistja Vala Pupovci dhe trajneri Leonard Nikaçi.
Të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja mund t’i gjeni duke ndjekur videon e mëposhtme. /Prive.al