Këngëtari Vedat Ademi, sapo është bërë baba për të dytën herë.
Ai dhe gruaja e tij Dorela, pritën në jetë një vogëlush i cili u lind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilin e pagëzuan me emrin Eren Nik.
E pasi ka kaluar një javë që nga ardhja e tij në jetë, është nëna Dorela ajo që e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të vogëlushit të saj të porsalindur.
Përveç bebushit, çifti Vedati e Dorela, kanë edhe një tjetër djalë të quajtur Jon, ndërsa me Eren Nik, ata e kanë kompletuar portretin e tyre familjar. /Prive.al