Vdes rapsodi i njohur kosovar

By

Ka vdekur një nga rapsodët më të njohur nga Kosova, Qazim Batllava.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ekrem Hyseni i LDK-së, përmes një postimi në Facebook.

“U pikëllova shumë nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Qazim Batllava. Baca Qazë do të kujtohet përherë si rapsod me nam në trevën e Llapit dhe Kosovës, i cili me krijimtarinë e tij ishte pjesë e pandashme e familjeve tona, jo vetëm si shahir, por edhe si burrë odash”, shkruan ai.

Veç tjerash, Batllava do të mbahet mend edhe përmes fjalëve të urta dhe anekdotave të cilat me dashuri e përkushtim i përmblodhi në disa botime, kujton ai, transmeton Klankosova.tv.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Qazim, ndërsa është vepra e tij e cila do ta mbaj të përjetshëm në kujtimet tona më të mira”.

Artikuj të ngjashëm