José José ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.
Ikona meksikane, i njohur si “Princi i Këngës” vdiq të shtunën në Florida, ku po merrte trajtim për kancer në pancreas, konfirmoi Ministria e Kulturës në Meksikë, transmeton Prive.al.
“Nga Ministria e Kulturës, na vjen keq për vdekjen e Jose Rumulo Sosa, i njohur si Jose Jose – princi i këngës. Që nga fillimi i karrierës së tij, këngëtari u bë një nga zërat më të dashur në Meksikë. Pusho në Paqe”, thuhet në deklaratën e shkruar në Twitter.
Jose Jose la pas gruan Sara Salazar dhe pesë fëmijë.