Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.
Ajo dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.
Gazetarja Sylejmani ishte bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Kosovës në kryeqytetin hungarez.
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.