Një javë pasi Meghan Markle zbuloi se ajo ishte paralajmëruar para se të martohej me Princin Harry nga miqtë e saj se ‘tabloidët britanikë do t’ia shkatërronin jetën’, ajo tani ka gjetur mbështetje në një grup deputetesh që kanë publikuar një letër të hapur duke kritikuar trajtimin mediatik të saj.
E drejtuar Dukeshës së Sussex, letra është nga deputete femra të parlamentit nga të gjitha partitë e ndryshme politike, duke shprehur solidaritet me të në marrjen e një qëndrimi kundër natyrës shpesh shqetësuese dhe mashtruese të tabloidëve britanik.
Letra – e nënshkruar nga më shumë se 70 deputete – kritikon shkeljen e privatësisë që familja ka përjetuar dhe i ka fajësuar disa nga mediat për presion të panevojshmëm.
Politikanet kanë shprehur simpati dhe mirëkuptim me Dukeshën si dhe u kanë bërë thirrje mediave kombëtare ‘të kenë integritetin për të ditur kur një histori është në interesin kombëtar dhe kur po kërkon të copëtoni një grua pa ndonjë arsye të dukshme’.
Burimi: Elle.com