Angela Martini zbulon befasinë e madhe që sjell në Nëntor

By

Modelja shqiptare Angela Martini shumë shpejt do të vijë me një risi.

Kësaj radhe nuk po flasim për ndonjë sfilatë apo set fotografik nga bukuroshja seksi mirëpo për një tjetër surprizë.

Martini ka gati tashmë dhe në muajin që po vjen do të publikojë… librin e saj! E lexuat mirë, librin.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjete sociale ku është shprehur:

‘Dita ka ardhur më në fund dhe unë jam tejet e emocionuar që libri im i ri do publikohet në vendin tim të origjinës, Shqipëri me 11 Nëntor’.

Duket se promovimi do të bëhet përgjatë ditëve të Panairit të Librit teksa detajet e tjera mbi llojin e librit do t’i kuptojmë shumë shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm