Varroset aktorja e madhe Leze Qena (VIDEO)

By

Nën tingujt e saksofonit, për rreth 30 minuta para Teatrit Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i një artisteje të  madhe.

Qytetarë, miq e dashamirë, po bënin homazhe në nderim të aktores Leze Qena, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Atyre iu bashkëngjit edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ani se vdiq në kohë pandemie, kontributi i saj nuk mbeti pa u nderuar.

Leze Qena, bashkëshortja e Xhevat Qenës ndërroi jetë e u bashkua në botën tjetër me të, gati një muaj pasi mbushi 85 vjet.

Ajo u varros sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm