Valdrin Sahiti sjell koleksionin magjik përmes Liberta Spahiut (VIDEO)

By

Kur shoqëria mbetet e njëjtë dhe bashkëpunimi është shumë i ngushtë përgjatë shumë viteve…

Kështu është ajo e dizajnerit më të njohur shqiptar dhe prezantueses së njërit prej emisioneve më të ndjekur të showbizit në trojet shqiptare, Liberta Spahiut.

Të dy kanë punuar bashkë për shumë vjet. Sahiti u kujdes për paraqitjet e Spahiut në prezantimet e saj ndoshta të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e audiencës.

VS – kjo markë e njohur ka krijuar një koleksion të ri dhe pikërisht si modele ka miken e saj të ngushtë, Libertën.

Krijimi I Valdrinit në trupin e Libertës dhe padyshim tani shumë femrave, është hedhur në video të realizuara nga produksioni tashmë lider në shumë projekte – Imagine Films.

Më 12 tetor, Valdrin Sahiti organizon sfilatën më pallatin e Brigadave në Tiranë dhe tani e tutje fustanet e tij fantastike mund t’I gjeni tek Alketa Vejsiu.

Për pamjen e Libertës në videon dhe fotografitë e mëposhtme, janë përkujdesur  padyshim dy emrat tashmë të njohur edhe jashtë trojeve shqiptare, Sellma dhe Kaci.

Ndryshe, suksesi i Valdrin Sahitit ka shkuar edhe për tej botës. Së fundmi, dizajneri ka krijuar një fustan për reperen më të njohur në botë, Cardi B-në./Prive.al

Artikuj të ngjashëm