Ditëve të fundit nga profili zyrtar i Valdrin Sahitit në Instagram po prezantohen prurje nga një koleksion i ri.
Ky koleksion nuk është i titulluar fare teksa në postime videot shoqërohen me hashtag-un #njeditenevaldrinsahitiofficial ku shfaqet rutina e Valdrinit dhe klientëve të tij.
Ajo që vlen të theksohet është se ideja e të xhiruarit sikurse me telefon përforcon këtë koncept.
Ngjyrat që dominojnë në fustanet e shfaqura së fundmi janë ato pastel që ecin në sinkron me koleksionin paraprak ‘Glam Goddess’ që shënoi dekadën e parë të punës së dizejnatorit më të njohur shqiptar. /Prive.al/