Javë më parë, këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi bëri të ditur se është sërish shtatzënë.
Pak pasi djali i saj Maël mbushi 1 vit, Gjira dha lajmin e bukur se në pak muaj, Maëli do jetë vëlla i madh.
E me indikatorë të tjerë në rrjete sociale ku është mjaft aktive ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebës.
Familja pritet të shtohet me një vajzë, pjesë për të cilën këngëtarja është pa dyshim më e lumtura.
Këto ditë të shtatzënisë, Gjira po qëndron në Kosovë përkundër situatës me pandeminë duke mos e humbur as këtë vit për të qenë pranë familjes dhe njerëzve të dashur të saj në vendin e origjinës. /Prive.al