Vajza e Aurela Gaçes bën pompa! (VIDEO)

By

Ka një mama tejet energjike në çdo moment dhe kjo pa dyshim ka ndikuar në gjenet e saj.

Vajza e Aurela Gaçes, Grace edhe pse në moshë të vogël, aktivitetin fizik nuk po e lë anash për as edhe një çast të vetëm.

Në një video të shpërndarë nga Aurela në rrjete sociale, bukuroshja e vogël shihet teksa numëron pompat ndërsa e ëma betohet se nuk ka gisht në këtë punë.

Vajza i ka ngjarë nënës edhe në talentin për muzikë meqenëse këngëtarja më parë ka postuar video ku Grace shihet duke kënduar, edhe atë shkëlqyeshëm!

S’thonë kot, dardha nën dardhë! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm