Upss! Greta Koçi thumbon “prezantueset” që u bënë këngëtare

By

Ajo u është përgjigjur fansave të saj në seksionin e pyetjeve përgjigjeve në Instagram dhe njëra nga përgjigjet e Greta Koçit është thumbuese.

Këngëtarja është pyetur se kush nga koleget e saja nga Kosova, nuk ka aspak vesh për muzikë?

Dhe në vend se të thoshte një emër, Greta ka dhënë një tjetër përgjigje.

“Gjersa është bërë e njohur dhe gjera ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund të gjykojmë e të themi se nuk ka vesh për muzikë. Pyetja mund të ishte se cila nga modelet, prezantueset e misset është bërë këngëtare edhepse s’ka lidhje me këngën. Kësaj pyetjeje ju mund t’ia jepni vet përgjigjen sepse janë aq shumë”, ka kthyer përgjigje Greta.

Artikuj të ngjashëm