Ajo e lansoi një bashkëpunim shumë te suksesshëm me Pumën në vitin 2016-të.
Dhe koleksioni Puma x Fenty e këngëtares Rihana, mund të marrë padi nga një tjetër markë e quajtur Freedom United, të cilët kanë deklaruar se këngëtarja ua ka vjedhur logon F.U, raporton TMZ, transmeton Prive.
Kjo kompani rivale, ia ka dërguar Pumës padinë në Janar të këtij viti, duke proklamuar se Rihanna e dinte se kjo logo u përket atyre dhe ka kërkuar nga Puma që të mos prodhojë më mbathje e veshje me logon “F.U”.
Por në anën tjetër, Puma i është përgjigjur kompanisë duke insistuar se logoja e përdorur nga Rihanna dhe Puma, ka një tjetër font shkronjash.
Freedom United tani raportohet se po planifikojnë që të përgatisin një padi për 30 vjeçaren Rihanna. ndërsa përfaqësuesit ligjorë të saj, s’kanë bërë asnjë koment. /Prive.al