Uki, pas hiteve për kolegët shijon sukses si solo artist!

By

Uki Latifi ka vite që është i kyçur në industrinë e muzikës shqipe, pavarësisht që projektet e tij muzikore mund të jenë të pakta në numër.

Artisti i cili tani është nën ombrellën e Elephant, deri vonë ishte aseti kryesor i shumë studiove muzikore për krijimin e vijave melodike dhe teksteve për plot projekte të shndërruara në hite të diskografisë shqiptare.

E një talent i tillë nuk ka se si të shkoj huq pa u fokusuar pak edhe tek vetja. Me të gjitha presimat që e përkufizojnë një artist të kompletuar, Uki tashmë ka lënë pak anash pjesën e punës për të tjerët për t’u përqendruar në krijimin e hiteve tani për vete. Dhe në këtë rrugëtim, ai ia ka dalë deri tani suksesshëm.

‘Mes neve’ për disa javë ishte e para në Trip Listë të Klan Kosova e teksa dueti me Bleron ka kaluar shifrën e 4 milionë shikimeve për tre muaj. Ndërkaq punët nuk ndalen me kaq sepse produksioni më i ri muzikor i tij për sezonin e nxehtë do të jetë unik në duet me Bleron.

Me një dinamikë shumë intenzive të artistëve që depërtojnë në skenë duke eklipsuar të tjerë, nuk ka asnjë dilemë se Uki në çështje kohe do jetë një lojtar shumë, shumë i fortë në skenën muzikore shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm