Uki Latifi padyshim është njëri prej artistëve më të talentuar shqiptarë e këtë ka arritur të na dëshmojë disa herë përmes prodhimeve që ai solli në tregun tonë muzikor.
‘1 her’, ‘Ta ha gojën’ e ‘Buza’ janë vetëm disa nga kreacionet e shumta të Ukit të cilat arritën të kishin një sukses mjaft të madh e të pëlqeheshin në masë të gjerë.
Ta lëmë anash për një moment muzikën e të fokusohemi tek jeta e tij private pasi që dita e sotme përkon me një ditë mjaft të rëndësishme për të, ditëlindjen.
Artisti mbush sot plot 25 vite e në këtë ditë speciale urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e tij natyrisht që nuk munguan. /Prive.al/