Udhëtimi përfundoi! Ja dhe fjalët e kapitenit

By

Edhe pse kishim një fije shprese që Shqipëria të vazhdonte edhe me tej rrugëtimin e nisur në kampionatin e futbollit evropian, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.

Pavrësisht kësaj, padyshim që djemtë tanë kanë arritur që ta përfaqësojnë vendin në formën më dinjitoze të mundshme, e kjo është më shumë sesa një fitore.

Që dje kur edhe u mor vesh lajmi që Shqipëria nuk do të vazhdojë më të luaj, kanë filluar mesazhet e lojtarëve, ku secili nga ata ka shprehur atë që ka ndjerë gjatë atij rrugëtimi dhe si ndihen tani që përfundoi.

Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithcka… O sa mirë me qenë Shqiptar’ -shkruan Lorik Cana në rrjetin e tij Instagram.

E padyshim që vlen të theksohet se vetëm shkruarja deri atje ishte madhështi në vete./Prive.al/

loriku

 

 

Artikuj të ngjashëm