Art Abazi përmes llogarisë së tij në Instagram ka postuar disa imazhe nga udhëtimi i tij i fundit qe është duke e shijuar në Turqi.
Artisti është në Stamboll, por jo vetëm. Krah tij është e dashura e Artit, lidhje që tashmë ka kohë që është bërë publike, e madje arsyjea e nisjes atje ka qenë pikërisht ditëlindja e saj.
Kështu të paktën kuptojmë nga postimi i bërë i Artit dje ku ka uruar në datën më të veçantë të partneres së tij.
Në anën profesionale, këngëtari është bërë pjesë e PINT nga ku do të nis një udhëtim të ri muzikor, ku puna veçse ka nisur./Prive.al