U tha se ajo dhe Alba i bënë diss Kaderit, Vesa reagon pas kritikave

By

Saktësisht mëngjesin e parë pas eliminimit të Kader nga shtëpia më e famshme, dy ish-banoret e larguara paraprakisht, Vesa dhe Alba e nisën ditën së bashku.

Në një prej restoranteve të kryeqytetit, ato hëngrën mëngjes turk nën mbishkrimin ‘gunaydin’.

Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale kjo pjesë të komentohet me të madhe nga ndjekësit.

Në platformën X shumë i kanë kritikuar vajzat për këtë që është marrë si kunj për të larguarën e fundit.

Pas kritikave, Vesa është detyruar të reagojë.

Një një postim të paqartë e vështirë të kuptueshëm ajo është shprehur:

‘Nuk pe kuptoj kur e muret ket Information qe kum qit story per alben. u kon per dikon qe my Gang e bon hate’.

Pak minuta më parë, Vesa është artikuluar më mirë duke mohuar që postimi ka qenë për Kaderin.

Ishte apo nuk ishte ‘diss’? Vlerësojeni vetë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm