Doli publikisht dhe në një intervistë ne emisionin Wazzup në Klan Kosova e pranoi se është në një lidhje.
Dhe Arta Nitaj, bukuroshja që luan rolin e Xhesikës së “O Sa Mirë”, e konfirmoi se ishte në lidhje me Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaci.
Ky konfirmim erdhi pasi në rrjetet sociale u publikua një fotografi e tyre bashkë duke u përqafuar në festën e ditëlindjes së Endritit.
Por kjo aventurë paska qenë jetëshkurtër sepse përfundoi shpejt.
Endriti publikoi një fotografi në Instastory me një mesazh të rëndësishëm: “Duke shijuar jetën e beqarit”.
Edhe Arta s’po ia lë keq kësaj pjese. Pas ndarjes ajo po e shijon në maksimum jetën e të qenit një vajzë single.
Pas mbrëmjeve argëtuese deri në orët e vona me shoqëri, ajo ka udhëtuar për në Antalya për pushime.
Ajo ka publikuar një fotografi ku zbulon barkun e saj të sheshtë në një palë tuta sportive në të cilat duket tejet atraktive. /Prive.al