U deshën dhjetë muaj por profecia e Olti Currit u përmbush!

By

Një prej senzacioneve të këtij sezoni televiziv, programi “Përputhen” mori një tjetër epilog ditën e sotme.

Një prej vajzave me të cilat nisi ky program, Antoneta, përmbylli aventurën.

Pas një sage dhjetë mujore, ajo doli nga formati siç hyri, pa krijuar një lidhje.

 

View this post on Instagram

 

#Repost @ediell_topchannel Rrugëtimit të tij i erdhi fundi, Andueli largohet beqar nga Përputhen! @topchannelalbania #ediellnetopchannel @antonetakoci @andueldailani @nevinashtylla @edmanushi

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Përkundër afeksionit tejet të dukshëm të një prej konkurentëve, Anduelit, ky i fundit nuk arriti t’i vjedhë zemrën bukuroshes, refuzimi i së cilës ka shkaktuar shumë reagime në rrjete.

Nga një prej figurave më të dashura për publikun, Antoneta u bë objekt i shfryrjes së mllefit ditën e sotme nga ndjekësit që nuk pëlqyen vendimin e saj duke e akuzuar se gjithë pjesëmarrjen e ka pasur lojë në kuadër të famës dhe ndjekësve në Instagram.

Adis Patushi, ish-burri i Adrolës në lidhje me vajzën e ‘Përputhen’?

E një mesazh që lidhet me këtë situatë e ka thënë edhe vetë opinionisti Olti Curri i cili u shkëput pak javë përpara përmbylljes së sezonit duke nisur pushimet në jug.

Ai në Instagram ka shprehur satisfaksionin e tij që pas 10 muajsh, profecia e tij u përmbush.

“E kam thënë. Olti nuk flet kot” – ka deklaruar opinionisti duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Antonetën, të cilën shpesh e ka kritikuar duke i mëshuar idesë se nuk është në spektakël për të krijuar lidhje.

Ndonëse Olti mund të ketë marrë kritika nga ndjekësit për këtë qëndrim përgjatë programit, duket se koha i dha të drejtë atij dhe provoi gabim ata që e ndoqën rrjedhën e ngjarjeve. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

E dini vete ju 😊

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Artikuj të ngjashëm