Pas një periudhe të gjatë thashethemesh e pikëpyetjes mbi Dritan Shakohoxhën në ekran, me 1 qershor ai përmbylli kapitullin e gjatë 17-vjeçar në DigitAlb.
Në një ortek largimesh që përfshiu drejtorë, producentë e prezantues, Shakohoxha si dalja e fundit nuk ka pritur shumë për të gjetur veten diku tjetër.
View this post on Instagram
Pas plot tre dekadash, ai rikthehet në RTSH.
Lajmin e ka bërë të ditur vet, përmes një postimi në rrjete sociale.
Gazetari i njohur sportiv do të debutojë në maratonën për kampionatin europian duke qenë me shikuesit çdo mbrëmje nga ora 23:00.
Rikthimi i Shakos në ekran përmes valëve të televizionit publik është mirëpritur nga ndjekësit e tij të cilët sportin nuk e përjetojnë të plotë pa komentimin dhe analizën e Shakohoxhës në të. /Prive.al
View this post on Instagram