U bë baba për herë të parë, flet Robini: “Tani jam i përmbushur”

By

Sot gjatë ditës, një i afërm i boksierit Robin Krasniqi bëri të ditur lajmin që ai është bërë baba për herë të parë kur e uroi atë me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ndërkaq, në një tjetër postim edhe Robin Krasniqi ndau gëzimin e tij për ardhjen në jetë të djalit.

Ai ndau disa fotografi nga materniteti ku po qëndron afër bashkëshortes Marigonës dhe të birit të tij. Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

“Falenderimi i takon Zotit

Sot unë u bëra Babë

Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë..

Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…

Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë ❤️ imë, unë tani jamë i përmbushur”, shkroi ai në postimin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm