Zbulohet titulli i bashkëpunimit mes 2PO2 dhe Unikkatil

By

‘Coveri’ i albumit më të ri nga 2PO2  sapo u publikua por pavarësisht kësaj ai kishte mbuluar njërën anë të tij pikërisht hapsirën ku rradhiteshin këngët që do të ishin në të.

Teksa kohë më parë vetë artisti kishte paralajmruar se mysafir në të do të ishte edhe reperi i famshëm Unikkatil mesazhet e pyetjet e shumta për këtë bashkëpunim nuk kishin të ndalur.

Prive.al menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie ka arritur të zbulojë edhe emrin e këtij bashkëpunimi.

“Kryt nalt” është titulli që i kanë vendosur dyshja bashkëpunimit të tyre të rradhës pas dy bashkëpunimeve të mëhershme të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.

Dita finale e lansimit të albumit duket se tashmë është më afër se kurrë pasi që u zbuluan edhe shumica e enigmave që kishin mbetur. /Prive.al/

2po2

Artikuj të ngjashëm