Tuna thyen heshtjen me një seri kunjash të fortë e të drejtpërdrejtë!

By

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi prej muajsh është në fokus të mediave rozë.

Kjo jo se nuk ka ndodhur më parë, që prej ditës debutuese në muzikë, por me një intenzitet të shtuar, është përfolur ndarja e saj me instrumentistin Patris Berisha.

Dihet se Tuna po jeton me djalin në Shkup teksa përgjatë kësaj kohe, kur mediat kanë shkruar në vazhdimësi për të, ajo vetë nuk ka folur.

E mesa duket kupa është mbushur mjaftueshëm sa për të pasur një reagim nga këngëtarja.

Tuna ka thyer heshtjen me një varg postimesh në rrjete sociale që kuptohen tërthorazi si përgjigje për ish-partnerin e saj.

Në fokus janë definicioni dhe tiparet e narcistëve, të cilat Tuna duket t’i ketë hasur dora vetë.

“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë” –  thotë postimi i parë.

I dyti është më i drejtpërdrejtë dhe mjaftueshëm i qartë sa për të bërë lidhshmërinë se kujt i drejtohet. Flet për prind që s’përkujdeset për fëmijët.

“Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba “deadbeat” [pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët]. Në mendjen e një narcisti, çkado që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”.

 

Postimi i tretë prek dashurinë dhe sërish orvatet tek narcistët.

“Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvëndesojë fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha. Gjithmonë do të shfrytëzoj. Askë nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt”.

Tuna serinë e postimeve e mbyllë me këtë shkrim.

Të gjithë narcisttët janë hipokritë. Ata pretendojnë të ketë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë. Ata bëjnë dhe thonë çkado që duan por si guxon t’iu thuash mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë.

Këto shkrime ngjajnë në një mesazh të drejtpërdrejtë për Patrisin.

Prive ka raportuar edhe më parë për ndarjen e tashmë ish-çiftit të cilët kanë shkëputur rrugët nga njëri-tjetri qysh në muajin Nëntor të vitit të kaluar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm