Tuna muajve të fundit ishte një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë. Ndarja e supozuar me Cozman mbushi faqet e para me dhjetëra hipoteza, përfshirë ndonjë inskenim të mundshëm për hir të vëmendjes.
Por në asnjë moment, protagonistët nuk u prononcuan duke zgjedhur heshtjen përpara komentit apo demanteve në thashethemet e qarkulluara.
Tuna më në fund ka vendosur të flasë pas mbi një muaji në një intervistë dhënë Revistës Anabel. E pyetur se cila ishte e vërteta, këngëtarja është përgjigjur shkurt:
Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë … jeta vazhdon!
Mes të tjerash, në intervistën e dhënë Tuna ka folur edhe për hapat e debutimit ndërkombëtar, bashkëpunimin e suksesshëm me Fatman Scoop dhe detaje të tjera nga planet e saj për të ardhmen. /Prive.al/