LANSOHET: Gjuha e Kampionit nga Noizy (VIDEO)

By

Reperi shqiptar Rigels Rajku, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Gjuha e Kampionit”.

Edhe kësaj here, teksti i Noizyt flet për fuqinë e grupit të tij OTR në industrinë shqiptare të muzikës, duke u deklaruar se ata janë më të fortët dhe kampionët.

Klipi i tij është realizuar në një ambiente luksoze e në tekstin e tij, përmendet edhe miliarderi shqiptar Nazif Destani.

Përveç tij, në tekstin e Noizyt përmendet edhe Zamir Mane, një ndërmarrës shumë i suksesshëm shqiptar.

Këta njerëz të fuqishëm ekonomikisht reperi i përmend në tekstin e tij, ndërsa referi është jo shumë i pasur me tekst, përveç se përsëritet fraza: “Flas gjuhën e kampionit”.

Kjo këngë e tij, vjen menjëherë pasi publikoi Bora, një projekt ku ai përmend në cilësinë e grave të bukura Nora dhe Era Istrefin dhe Rita Orën. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm