Tuna shkruan fjalë të mëdha për Mozzikun dhe Loredanën (FOTO)

By

Tri ditë më parë, Mozzik dhe Loredana sollën bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga me titull ‘Bonnie & Clyde’ arriti të marrë më shumë se tri milionë klikim për pak ditë dhe po kryeson në vendin e parë në top listat gjermane.

Këtë këngë e shpërndan shumë prej artistëve shqiptar për t’a mbështetur çiftin, por Tuna pati për të thënë diçka për ta.

‘I admiroj çiftet të cilat punojnë bashkë, ky është art. Kaq bukur’, shkroi Tuna mbi një fotografi të shkëputur nga klipi i Loredanës dhe Mozzikut, të postuar në Instagramin e saj.

Ky është dueti i parë i çiftit i cili ka kohë që është në lidhje madje pritet të bëhen edhe prindër.

Shtatzënia e Loredanës u konfirmua në klip pasi ajo shihet me bark të fryrë në disa skena./Prive.al

Artikuj të ngjashëm