GASHI i bën thirrje reperit të njohur për një këngë bashkë

By

Reperi i njohur shqiptar GASHI pati një kërkesë së fundmi.

Artisti i cili jeton në Amerikë, së fundmi nxori ‘Creep On Me’ në bashkëpunim me DJ Snake dhe French Montana.

Akoma pa dalë klipi, kënga eci shumë mirë dhe tani po dëgjohet akoma më shumë.

Por reperi e do një remix për këtë këngë dhe i preferuari i tij për këtë punë është reperi kanadez, Drake.

Ai bëri një postim në instastory duke kërkuar nga fansat ta etiketojnë atë pasi e do Drake në remix.

(fotografia më poshtë…lajmi vijon)

Kujtojmë që GASHI ishte në Kosovë – Prishtinë, muajin e kaluar pasi erdhi për të performuar në festivalin Sunny Hill bashkë me Dua Lipën, Martin Garix, Action Bronston e Albert Stanaj.

Përveç tyre, të pranishëm për ta argëtuar publikun ishin edhe shumë prej artistëve kosovarë, si Ledri, Gjiko, Tayna, Lyrical Son, Mc Kresha dhe të tjerë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm