Tuna shkon në Turqi për pushime me dy artistet e njohura shqiptare

By

Para disa ditësh, Tuna iu rikthye muzikës me një bashkëpunim i cili u mirëprit nga publiku.

Ajo dhe The Victor sollën “Kthehna”, që solli artisten sërish në vëmendje pas një pauze goxha të gjatë pasi u bë nënë për herë të dytë.

Tuna përveç kësaj kënge, po punon edhe në shumë projekte të tjera të cilat pritet të dalin në muajt e verës.

Dhe sigurisht, pas një pune të gjatë për t’u rikthyer sa më mirë, këngëtarja nisi pushimet me dy artiste të njohura shqiptare.

Ajo bashkë me Adelina Tahirin dhe Big Mamën udhëtuan drejt një destinacioni luksoz të bregdetit turk dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo.

Pak ditë në deti sigurisht se do t’i japin edhe më shumë energji Tunës për t’i publikuar projektet të cilat fansat e saj mezi presin t’i shohin dhe dëgjojnë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm