Ka vetëm rreth 40 ditë prej kur u bë nënë për të parën herë por kjo nuk e ka penguar këngëtaren Tuna Sejdi që bashkë me personin e zemrës Patrisin dhe djalin, Tianin të marrin rrugë për disa ditë pushimesh.
Familja Berisha janë zhvendosur në bregdet për të shijuar të parin pushim si tre, larg punës dhe angazhimeve tjera ditore.
E ndonëse nga kjo ekspeditë Tiani i vogël ka qenë në fokus të pothuajse secilit postim, Tuna nuk e ka lënë anash as veten.
Në një prej postimeve të fundit, ajo shihet teksa shkrep një selfie në bikini një muaj pasi solli në jetë djalin e saj të parë.
Ndonëse nuk vërehet qartë shkaku i efekteve të shumta, duket që linjat e Tunës janë mjaft mirë marrë parasysh faktin se periudha nga lindja e Tianit ka qenë shumë e shkurtër.
Ndryshe, Tuna shumë shpejt pritet të rikthehet edhe me projekte muzikore, solo dhe në bashkëpunim. /Prive.al/