Këngëtarja e famshme shqiptare Tuna Sejdiu mbrëmë në Shkup e ka bërë promovimin e albumit të saj më të ri.
Rikthimin në muzikë pas një viti pauzë meqë u bë nënë, ajo e shënoi me këngën “Chonga”, derisa një album si ky, u erdhi si surprizë fansave të saj, ngase këngëtarja kishte vendosur ta mbante të heshtur punën që po bënte për këtë projekt.
Në albumin e ri ajo ka ftuar për bashkëpunim Yll Limanin dhe artistin e madh, Armend Rexhepagiqin, i cili ka një këngë me Tunën në këta album.
Duke mbledhur miqtë, kolegët e familjarët e saj, Tuna mbrëmë e ka kënduar live tërë albumin e ri “Fortuna”, derisa po dukej e mahnitshme në koncertin e saj.
E veshur në një kostum tejet interesant, veshja dhe stili i saj i shkonin karakterit të fortë dhe luftarak që ka Tuna, derisa vet këngëtarja, ka zgjedhur që të mos jetë shumë e hapur për publikun në këtë koncert.
Megjithatë ca imazhe e video nga kjo mbrëmje, medoemos do publikoheshin në rrjete sociale.
Urime Tuna në albumin e ri – mezi po presim ta dëgjojmë edhe ne…