Tuna publikoi albumin ndërsa Vesa Luma ka këtë koment për muzikën e saj

By

Thuajse të gjithë miqtë e kolegët e saj të vjetër, kanë një vlerësim të madh për pjesën e saj artistike.

Ditë ma parë, këngëtarja Tuna mori lëvdata nga kolegia e saj Soni, e cila megjithëse s’mund t’i shkonte në koncertin promovues të albumit, ia tha se sa shumë e vlerësonte.

Ndërsa e ftuar në koncertin promovues të albumit të saj, ishte edhe Vesa Luma e cila e vlerëson shumë këngëtaren artistikisht.

“Je ndër të rrallat artiste shqiptare që unë vlerësoj. Të uroj nga zemre shumë suksese e shkëlqim siç ke bërë gjithmonë”, i ka shkruar Vesa në një postim Instagrami, ku e bëri publike edhe ftesën që ka marrë për në koncertin live të Tunës.

Këngëtarja Tuna Sejdiu e ka mbajtur mbrëmë një koncert në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm