Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Publikohet ‘A e man n’men’ nga Troja (Video) – Privé – Faqja Zyrtare

Publikohet ‘A e man n’men’ nga Troja (Video)

By

2015-tën, Troja e përmbyllën me lançimin e albumit më të ri. ‘One’ u bë menjëherë temë diskutimi për këngët që përmbante dhe mesazhin që përçojnë.

Një nga ato që u stër komentua dhe u dëgjua ishte ‘A e man n’men’ e cila sot erdhi edhe në versionin me video.

Videoklipi është punuar nga regjisori Genc Berisha e puna e tij po merr nota pozitive nga komentuesit në mediet sociale.

E veçanta e klipit përpos efekteve është edhe paraqitja e aktores së njohur Vlora Merovci e cila njëkohësisht është bashkëshortja e solistit, Bujar Berisha.

Ky është klipi i parë për këtë vit nga grupi i njohur i rokut por do të pasohet edhe me të tjerë me krijimet e këtij albumi.

Artikuj të ngjashëm