Me çmime të renditura në raftet e saja vetëm në pak kohë karrierë.
Emri i saj u bë ndër më të njohurit në muzikën britanike e edhe në atë ndërkombëtare, për pak e pak ditë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, që nisi karrierën muzikore vetëm pak vjet më parë, tani ka ngjitur majat e suksesit.
![Image result for adele](https://media.npr.org/assets/img/2015/11/24/ajeup0ayctw4ztltklrnuvtm-y4xulezgneawbqw4cs_custom-7aa29347d5da230c6101168c71549a7399302d0c-s800-c85.jpg)
Vetëm pak ditë më parë ajo përvetësoi dy çmime prestigjioze Grammy dhe një nga BRIT Awards, ndërsa tani kënga e saj New Rules, është ranguar në mesin e këngëve më të dëgjuara të dekadës së fundit në Britani të Madhe, sa u perket artisteve gra.
![](https://scontent.fprx1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/53303464_251902159089450_4570635880653389824_n.jpg?_nc_cat=102&_nc_ht=scontent.fprx1-1.fna&oh=812298ee68c50138cd3f167a11cffdc5&oe=5D0E6DC9)
Emri i saj është renditur krah emrave të mëdhenj të muzikës si Sia dhe Adele, të cilat kanë zënë vendet e para me këngët ikonike si “Someone Like You”, “Hello” dhe “Cheap Thrills”. Prive.al
![Image result for sia](http://cdn.shopify.com/s/files/1/2240/1025/products/SiaCostumeWig4_grande.png?v=1539968616)