Zhvillimet në jetën private të tyre zunë vend kryesor javëve të fundit në shtypin rozë. U ndanë, u bashkuan, e bënë për vëmendje të publikut.
Dhjetëra teori u shpërndanë në lidhje me të vërtetën e fatit të çiftit Tuna dhe Cozman. Megjithatë janë disa gjëra që dihen sigurtë.
Cozy u nis për Londër për tu pasuar nga Tuna disa ditë më vonë. Frekuentuan bashkë të njejtat vende dhe të njejtët njerëz në sfilatat e KTZ por kurrë nuk u prononcuan duke mos pohuar e as demantuar spekulimet.
Por dyshja janë parë bashkë në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit i cili frekuentohet në masë të madhe në linjën ajrore nga Londra.
Në foton e siguruar nga Prive në aeroport, edhe pse fytyra e Tunës nuk shihet qartë është çanta ajo e cila e identifikon këngëtaren.
Me gjasë, ajo dhe Cozman janë kthyer bashkë nga Mbretëria e Bashkuar për të vazhduar aktivitetet në trojet shqiptare.
E para lançoi këngën me të cilën synon depërtimin në tregun e huaj kurse i dyti u rikthye në Tiranë ku sonte ka koncert me djemtë e Babastars. /Prive.al/