Këngëtari i pëlqyer shqiptar paralajmëron rikthimin në muzikë (FOTO)

By

Me siguri, ju lexues të rregullt të PRIVE.AL, na ndiqni edhe në Instagram – aty ku postojmë shpesh fotografi dhe video për të famshmit tanë.

Dje, në llogarinë tonë sigurisht e keni parë një fotografi të një këngëtari shqiptar bashkë me vajzën.

Përshkrimi ishte kështu: “Dikur’vriste’ shume zemra, sot eshte baba dhe ka nje jete te lumtur familjare😍❤️ E njihni kengetarin ne foto⁉️ Nese po, bejani tagg ne komente”, dhe ju e qëlluat.

Ishte BERKAN – artisti që shumë vjet më parë solli hite të cilat mbahen në mend edhe sot.

Poshtë kësaj fotografie, komentoi edhe vet këngëtari i cili konfirmoi rikthimin në muzikë.

Përmes komentit, ai tregoi se shumë shpejtë sjellë një këngë të re por pa dhënë detaje të tjera.

Sidoqoftë, fansat e tij të cilët vazhdojnë t’i dëgjojnë akoma këngët e BERKANIT, do të gëzohen pas këtij lajmi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm