Tuna bën për djalin atë që më së paku pritej

By

Jeta private e këngëtares Tuna Sejdi gjithmonë ka qenë pak misterioze.

Paraqitjet e rralla në intervista, detajet e pakta e parimi i privatësisë në maksimum e kanë përcjellur gjithmonë një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

E kjo pritej që të ndodhte edhe me ardhjen në jetë të djalit, Tian Patris Berisha.

Por për habinë e shumëkujt, Tuna që prej lindjes së Tianit ka vepruar krejtësisht ndryshe.

Ajo ka shuar vazhdimisht kuriozitetin e fansave përmes fotografive në profilin e saj por së shpejti, ajo do kalojë në një tjetër nivel.

Tuna tashmë i ka krijuar Tianit të vogël një llogari në Instagram ku duket se do postojë përditshmërinë e princit të vogël.

Profili është aktualisht privat dhe nuk dihet nëse do hapet për publikun. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm