‘Tropojanët paralajmërojnë protesta’: Ermal Mamaqi reagon për filmin

By

Mbrëmjen që lamë pas, Ermal Mamaqi pati premierën gjigante të filmit të tij të ri, ‘I love Tropoja’ në prani të shumë të ftuarve në Pallatin e Kongreseve.

Pas shumë duartrokitjeve, në premierë raportohet nga mediat se pati edhe incident. Disa të rinj kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pjesë e filmit. Në disa fletushka shkruhej “Shqipëria digjet, Rama krihet”, ndërsa në disa të tjera janë foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në çadër, si dhe të Ramës me flokë të gjata, sipas rolit të dajës në filmin ‘I Love Tropoja’.

Përveç kësaj, filmi i Mamaqit ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale nga shumë qytetarë nga Tropoja, të cilët thonë se janë ndjerë të ofenduar me pjesë ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

Në llogarinë Tropoja në Facebook, qytetarët kanë publikuar këtë reagim, duke paralajmëruar protesta.

Kjo ka bërë që Ermali të reagojë përmes rrjeteve sociale duke thënë që audienca nuk duhet të bie pre e spekulimeve dashakeqe.

Më poshtë reagimi i tij i plotë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

• Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua. Ermali FOTO @aldikaraj

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Artikuj të ngjashëm