Tronditet familja Kardashian! Gjendet i pajetë trupi i menaxheres së tyre

By

I dashuri i Angela Kukawski, një ish-menaxher biznesi për familjen Kardashian dhe personazhe të tjerë të famshëm, u arrestua për vrasje pasi trupi i saj u gjet brenda makinës së saj.

Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit arrestuan Jason Barker, 49 vjeçar, më 23 dhjetor me dyshimin për vrasje. Detektivët thanë se Barker dyshohet se vrau Kukawski në banesën e tyre në Sherman Oaks, Kaliforni dhe e vendosi trupin e pajetë në automjetin e saj.

“Angie ishte vërtet më e mirë. kujdesej për secilin prej nesh dhe e bënte të pamundurën të dukej e mundur. Do të na mungojë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së saj në këto kohë të vështira”,– tha familja Kardashian. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm