Beatrix Ramosaj ka ndarë kohë për një urim të veçantë.
Ajo ka uruar me rastin e ditëlindjes, muzikantin e njohur Eugent Bushpepa.
“Urime ditëlindjen këtij legjende që e thërras idol. Ky njeri më ka bërë që të performoj dhe të punoj fort dhe gjithmonë jam inspiruar nga muzika e tij, spektaklet live dhe zëri i i tij i bukur. Të dua shkoke. S’mund të të falënderoj mjaftueshëm” – është shprehur Trixa.
Paraprakisht, Eugenti ka punuar në projekte të këngëtares.
Nëpër media ishte aluduar sa i përket një lidhjeje mes tyre mirëpo një gjë e tillë s’ka qenë asnjëherë e vërtetë. Është një miqësi shumë e fortë ajo që e mban raportin e tillë mes tyre. /Prive.al