Këngëtarja e njohur humb jetën në një aksident automobilistik

By

Këngëtarja e muzikës kantri, Taylor Dee ka vdekur në moshën 33 vjeçare.

Një përfaqësues nga Departamenti i Policisë së Qytetit Euless konfirmoi se këngëtarja e “Greener Grass” vdiq të dielën pas një përplasje me makinë në Texas.

Policia tha se ata arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 22:05 ku gjetën këngëtaren në “gjendje të rëndë” në një distancë të shkurtër jashtë automjetit.

Autoritetet besojnë se ajo po i jepte makinës dhe nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe se alkooli “mund të jetë një faktor kontribuues”.

Ata shtuan: “Hetimi aktualisht është duke vazhduar por nuk duket se do të ketë ndonjë akuzë penale në lidhje me përplasjen”. /Prive.al

Burimi: New York Post

Artikuj të ngjashëm